Komisionari evropian për Zgjerim dhe Politika Fqinjësore, Johannes Hahn, ka thënë se shpreson që brenda këtyre ditëve do të arrihet marrëveshja me Kosovën për taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

Hahn  përsëriti ofertën për të negociuar barrierat tregtare në një format të veçantë. Ai tha se për taksën duhet gjetur një zgjidhje.

“Shpresoj të arrijmë një marrëveshje me Kosovën këtyre ditëve”, tha Hahn, transmeton Koha.net.

Më tej Hahn shtoi se pret që këtë ose javën tjetër të arrihet edhe pajtimi final në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë.

Sipas Komisionarit Hahn, nga zgjedhjet në Parlamentin Evropian nuk priten ndryshime radikale.

/Ora News.tv/