Hahn për Maqedoninë: Integrimi kërkon bashkim kombëtar dhe konsensus europian

Hahn për Maqedoninë: Integrimi kërkon bashkim kombëtar dhe

Integrimi euroatlantik kërkon bashkim kombëtar dhe një konsensus real europian. Këtë mesazh ka përcjellë nga Shkupi eurokomisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn pas konferencës për shty me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Përmes një postimi në twitter, Hahn shkruan: "Jam i kënaqur të njoftoj sot nisjen zyrtare të procesit screening me Maqedoninë! Screening është një terësi ushtrimesh të detajuara që do të familjarizojnë vendin me legjislacionin e BE".

Vizita e Hahn vjen pas vendimit të Këshillit të BE-së, për vendosjen e një afati kohor për çeljen e negociatave, qershorin e 2019-tës.

Pas Shkupit, Hahn do të vizitojë Tiranën ku do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë.

EMISIONET