Pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në konferencën ditët e medias, në të cilën shefi i qeverisë e cilësoi shtypin si të pabesueshëm, komisioneri Hahn dha një koment për këtë fjalim.

Hahn tha se mediat kanë të drejtë të reagojnë ashtu si edhe politikanët e kanë këtë të drejtë kur këndvështrimet janë të ndryshëm por kjo duhet bërë duke respektuar njëri-tjetrin

Hahn: Ishte fjalimi i tij dhe ju keni të drejtë të reagoni ndaj tij. Mendoj se politikanët kanë gjithashtu të drejtë të shprehin këndvështrimet e tyre, është gjithmonë çështja e mënyrës së të shprehurit. Por duhet të udhëhiqet nga një respekt i përbashkët.

Nëse kjo sjellje e kryeministrit nuk është e pëlqyeshme, Hahn dha edhe zgjidhjen. Një herë në 4 vjet, njerëzit kanë të drejtën e votës dhe kanë mundësi të vendosin me votë

Hahn: Prandaj keni mundësinë çdo 4 vjet të vendosni me votë dhe kjo duhet të përdoret.

Hahn shprehu zhgënjimin e tij në lidhje me shifrat e zgjedhjeve të fundit në rajonin e Ballkanit ku përqindja e njerëzve që dolën në votime ishte shumë e ulët.

/Ora News.tv/