Hahn: Është e vështirë të motivohen Kosova dhe Serbia për t’u kthyer në tavolinë

Hahn: Është e vështirë të motivohen Kosova dhe Serbia

Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn, tha sot se i kanë shtyrë për në fillim të korrikut përpjekjet për zhbllokimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, duke shtuar se është e vështirë për të motivuar drejtuesit e të dy palëve që të kthehen në tryezën e bisedimeve.

"Kjo nuk është një detyrë e lehtë dhe kërkon shumë kurajë politike për të punuar në një kompromis. Duhet ditur se cilat janë pasojat pozitive dhe pasojat pozitive mund të jetë një perspektivë evropiane", tha Hahn në një konferencë për shtyp nga Luksemburgu.

Hahn shpjegoi se për shkak se të fokusimit të gjendjes në Moldavi, ka shtyrë  përpjekjet e tyre për të zhbllokuar dialogun në fillim të korrikut.

"Por unë jam i sigurt se nuk do të heq dorë nga kjo çështje," tha ai.

Duke treguar për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës midis Athinës dhe Shkupit, Hahn ka thënë se arritja e saj tregon se konfliktet e ngrira mund të zgjidhen në qoftë se ka një perspektivë evropiane.




EMISIONET