Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, kundërshton idenë e krijimit të kampeve të refugjatëve në vendet e Ballkanit në prag të krizës së migracionit.

“Unë paralajmërova në valën e parë në vitin 2015 që vendet në rajon që nuk janë anëtare të BE nuk mund të bëhen parking për refugjatët dhe kjo do të mbetet në vitin 2018”, tha eurokomisioneri

Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste për gazetën gjermane, Spiegel të enjten në Bruksel.  

Deklaratat e Hahn bien në kundërshtim me idetë e kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili i ka mëshuar idesë se duhet të ngrihen kampe refugjatësh në vende jo anëtare të BE-së në kufijtë e Evropës.

"Po, ka përpjekje që ne të ofrojmë qendra për mbrojtje jashtë Evropës, ku ne mund të strehojë refugjatë, ku ne mund të sigurojë mbrojtje", tha Kurtz të martën.

/Ora News.tv/