Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn e ka mbështetur ambasadorin austriak në Kosovë, Gernot Pfandler i cili ka deklaruar se Austria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.

Përmes rrjetit social Twitter, Hahn e ka përcjellur mesazhin e ambasadorit se nuk ka ndryshim të pozicionit austriak ndaj vendit tonë, përcjellë lajmi.net.

“S’ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës. Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane”, ka deklaruar ambasadori austriak.

Pfandler ka reaguar pasi zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Christian Strache tha sot se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’.

Ky i fundit nëpërmjet zëdhënësit të tij, mohoi të ketë thënë një gjë të tillë.

/Ora News.tv/