Drejtori i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Hackaj i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se hapja e negociatave vë politikanët shqiptarë në "shina", pasi BE-ja rrit kontrollin në institucione.

Hackaj: Hapja e negociatave i fut politikanët shqiptarë pak a shuma në 'shina'. Do të thotë që hapja e negociatave sjell institucionet evropiane në Shqipëri. Kur kemi shkuar në Bruksel, qoftë nga opozita, qoftë nga qeveria për të folur me partner shumë të rëndësishëm kemi dhënë premtime dhe kemi marrë angazhime. Ajo që pritet të ndodhi është një rritje e investimit politik nga ana e tyre, që do të sjellë një rritje të monitorimit të jetës politike në Shqipëri. Rritja e monitorimit do të thosha shkon në shpërpjesëtim të drejtë edhe me shpagimin. Hapja e negociatave na bën palë në institucione të rëndësishme evropiane. Të gjitha institucionet vihen përballë BE-së.


/Ora News.tv/