Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për "Zerin e Amerikes" u shpreh se votat e shqiptarëve në zgjedhje nuk janë vjedhur, por janë përdorur paratë e krimit për t’i blerë.

Kryemadhi: Ne nuk themi janë vjedhur votat, por janë përdorur paratë e krimit të organizuar për të blerë vota, për t'i intimiduar dhe për të shkatërruar të gjithë procesin zgjedhor. Dhe ajo që është më e rëndësishmja falë "Zërit të Amerikës" ne sot kemi një "file". Dosja 339 bën dy vjet që nuk po hetohet.

Djegia e mandateve është një veprim shuëm ekstrem, që e detyroi opozitën, duke e vendosur në cep. Njerëz populistë si Edi Rama vijnë në pushtet nëpërmjt votës së lirë. Kapin mazhorancën në parlament dhe më pas kërkojnë të kapin institucionet dhe i kapin hap pas hapi. Për të ardhur dhe për të kapur sistemin e drejtësisë, i cili nuk mund të merret me votë sepse sistemi i drejtësisë është dicka jashtë politikës dhe vjen me të ashtuquajturën reformë.

LSI ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në Reformën në Drejtësi që u votua për herë të parë me 140 vota. Dhe në emrin e të ashtuquajturës reformë në Drejtiësi, Edi Rama po tenton të kapë reformën në drejtësi. Mungesa e gjykatës Kushtetuese në Shqipëri ia ka hequr të drejtën opozitës për tu ankimuar dhe për të ngritur zërin e saj.

VOA: Cfarë do të thotë nuk janë vjedhur votat, por janë përdorur paratë e krimit?

Kryemadhi: Vjedhja vjen kur unë marr votën tënde dhe e kaloj në emrin tim, ndërsa më e rrezikshmja është kur unë  e kërcënoj enadën nëpërmjet parave të krimit të organizuar.

VOA: Pse nuk e nxorrët këtë në 2017?

Kryemadhi: Sepse ne nuk e dinim. Falë "Zëri të Amerikës" ne e kemi këtë informacion.

/Ora News.tv/