Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuk kanë nxitur thashethemet se janë martuar.

Yjet e Hollywood organizuan një festë me 400 persona dhe raportohet se kjo ishte dasma e tyre sekrete.

Çifti organizoi festën në Teatrin historik të Los Angeles. Në mesin e të ftuarve ishin nëna e famshme e Gwyneth, Blythe Danner dhe kolegët e saj regjisori Stiven Spielberg, aktorët Kate Hudson, Cameron Diaz, Jennifer Aniston, Julia Roberts, Liv Tyler, Reese Witherspoon, Demi Moore dhe komikja Chelsea Handler.

Vetë aktorja mbërrit në festë e veshur me ngjyrë vishnje dhe jo me fustan të bardhë.

Në dorën e saj të majtë u vu re unaza e saj e fejesës ndërsa Falchuk u shfaq i veshur me të bardha.

/Ora News.tv/