Banka e Shqipërisë i shpallur luftë Euros duke i detyruar bankat e nivelit të dytë që do të ketë kosto nese pronojnë depozita në këtë monedhë. Vendimin guvernatori i bankës së shqipërisë e bëri të ditur pas mbledhjes së këshillit  mbikqyrës ku u miratua paketa për vlerësimin e madhes vendase, lekut.

Pëmes një pakete vendimesh të quajtur deeuroizimi, banka e Shqipërisë synon uljen e përdorimit euros dhe  vlerësimin e monedhës sonë kombëtare, lekut. Pas mbledhjes së Këshillit mbikqyrës Guvernatori i Bankës së Shqipërise Gent Sejko tha se paketa e masave hynë në fuqi brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.

Përmes një pakete masash Banka e Shqipërisë ka nisur procesin e deeuroizimit që do thotë uljen e përdorimi të euros dhe vlerësimin e modheshës kombëtare  në ekonominë e vendit.

Sejko: Banka e Shqipërisë vlerëson se procesi i deeuroizimit është i nevojshëm dhe dobiprurës në afatin e gjatë, si për përmirësimin e efektivitetit të politikave ekonomike dhe financiare ashtu edhe për uljen e rreziqeve të stabilitetit financiar. Studimet dhe analizat tona evidentojnë se përdorimi i valutave të huaja në sferën e aktivitetit të brendshëm ekonomik financiar është në një shkallë relativisht të lartë. Ky fenomen lidhet si me përdorimin e lartë të valutave në transaksionet tregtare, ashtu edhe me përdorimin e lartë të tyre si mjet kursimi, në formën e depozitave bankare, apo edhe si mjet financimi, në trajtën e kredimarrjes në valutë.

Kjo do të thotë rritje të kostove për bankat që do të pranojnë depozita në euro, ose do të kreditojnë në modhenë në euro. Banka e Shqipërisë  sheh me shqetësimin përodrimi i valutave të huaja në nivele të larta në ekonominë e vendit.

Sejko: Këto ndryshime rregullative synojnë ta bëjnë më të kushtueshme (pra, më pak të preferuar) veprimtarinë në valutë të sektorit bankar dhe të forcojnë mekanizmat e ndërgjegjësimit të huamarrësve (veçanërisht të atyre individë dhe të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit) për rreziqet që shoqërojnë huamarrjen në valutë. Këto ndryshime, hyjnë në fuqi brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Kjo paketë e zgjerimit të përdorimit të monedhes kombëtare në banka prit të hyjë në fuqi në 6 mujorin e patë të vitit.

Kredi me problem kanë zbritur në nivelin 13.2% në muajin dhjetor të 2017, që për Bankën e Shqipëisë kjo është ulja më historike e kredive të këqija. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i kërkon bankave të nivelit të dytë të jenë më bashkëpunuese me politikat e tyre me kreditimin.

/Ora News.tv/