Guvernatori i Misisipit rigjen unazën martesore të humbur para 29 vitesh

Guvernatori i Misisipit rigjen unazën martesore të humbur para 29

Phil Bryant ka humbur unazën e tij të martesës në vitin 1989. Që  atëherë kanë kaluar 29 vite dhe në jetën e tij kan ndodhur shumë gjëra, ndër të cilat edhe zgjedhja si guvernator i Misisipit në SHBA.

Tanimë Bryant kishte humbur çdo lloj shprese për të rigjetur unazën, por për çudi të madhe, unaza doli 'vetë në dritë'.

Kishte qenë e fshehur në një divan të vjetër, i cili më pas ishte hedhur.

Lajmin e mirë ia dha një burrë i cili kishte marrë divanin nga cepi i rrugës ku ishte braktisur.

Divani dikur i përkiste guvernatorit Bryant, por më pas i ishte dhënë kushëririt të gruas së tij.

Pas shumë vitesh, kushëriri vendosi ta hedhë divanin dhe e ka vendosur në cep të një rruge, afër shtëpisë së tij, me shpresën se dikujt do t'i nevojitej dhe do e merrte.

Lajmin e bën të ditur Fox News

Një kalimtar i quajtur Jeff Maher e ka parë dhe e ka marrë divanin.

Burri po e pastronte kur gjeti brenda tij një unazë martesore.

Sipër saj ishin gdhendur inicialet dhe një datë: 31 dhjetor 1976.

Burri e dinte se guvernatori kishte një ndërmarrje agrikulture në Copiah Country, ndërkohë që inicialet përkonin.

Maher kontaktoi zyrën e Bryant për t'i komunikuar gjetjen e pabesueshme.

Guvernatori kërkoi të takojë burrin dhe postoi në Twitter një foto me të, duke shkruar: "Miku im Jeff Maher ka gjetur unazën time martesore të 1976-s në një divan të vjetër. E kisha humbur në 1989. Faleminderit Jeff".





EMISIONET