Guroret “shkatërrimtare ” të Krujës

Guroret  “shkatërrimtare ”  të Krujës

Një janari i vitit të ardhshëm pritet të shënojë mbylljen e guroreve në Malin e Krujës bazuar në një vendim të qeverisë për shpalljen e zonës Krastë-Verjon, peisazh të mbrojtur natyror ku pasojat e kësaj veprimtarie ndër vite janë shkatërrimtare. Një grup shoqatash që ka monitoruar zbatimin e  lejeve mjedisore, ka evidentuar shkelje të rënda, ndërsa vlerëson se rikuperimi do të kërkojë shumë kohë dhe financime.

Kruje- Këto janë pasojat e veprimtarisë së guroreve që për vite kanë shfrytëzuar malin e Krujës.

Në zonë përllogaritet të kryejnë aktivitet rreth 30 deri në 40 gurore e furra gëlqereje ku ekspertët që kanë monitoruar lejet mjedisore kanë evidentuar shkelje.

Ekspertja:  Në shumicën e rasteve evidentohen si formale i gjithë procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe për më tepër pastaj konsultimi me publikun.

Kjo veprimtari ka kriter ka dëmtuar mushkërinë e gjelbër të Krujës dhe sipas ekspertëve ka sjellë efekte direkte në cilësinë e jetës së banorëve.

Qytetari: "Kur kjo zonë shkatërrohet, dëmtohet dhe bimësia atëherë ke dëmtuar dhe shëndetin e njerëzve".

Zgjidhja përfundimtare e situatës pritet të vijë nga një vendim i korrikut i qeverisë i cili parashikon shpalljen e zonën Krastë-Verjon peizazh natyrore të mbrojtur.

E për pasojë 1 janari 2019 do të shënojë mbylljen e guroreve në malin e Krujës.

Por sipas ekspertëve rehabilitimi i zonës do të kërkojë disa vite.

Eksperti: "Por ky vendim duhej të ishte marrë shumë  kohë më përpara dhe nuk duhej të ishte lënë gjendja deri në këtë pikë".

Sipas një analize të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, nga 287 leje mjedisore dhe minerare për guroret që janë dhënë në të gjithë vendin pothuajse në të gjitha ato rezulton se ka problematika në zbatimin e lejes mjedisore dhe lejes minerare.

EMISIONET