“Gurët e vetmisë” është roman më i fundit i autorit me pseudonimin letrar Tom Kuka. Libri është një rrëfenjë epike për atë çka ndodhur një shekull më parë në krahinën e Çamërisë.

Në një vend diku mes kufijsh, një grusht njerëzish përpiqen të ndërtojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, në vendin ku kanë pasur rrënjët e të parëve, nën hijen e së shkuarës, duke u ruajtur nga pabesia e armikut.

Kjo është historia që rrëfen romani i dytë i autorit me pseudonimin letrar Tom Kuka, i cili titullohet “Gurët e vetmisë”.

Tom Kuka pas romanit “Hide në kalldrëm” i botuar në vitin 2017, ju fton sërish për lexim me “Gurët e vetmisë”, e cila është një rrëfenjë epike për atë çfarë nga ndodhur në krahinën e Çamërisë përpara më shumë se një shekulli.

Është një gërshetim i së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes, një paralajmërim se diçka më e rëndë mund të ndodhë.

/Ora News.tv/