"Gur, gur bëhet kalaja", Bushati takohet me Kotzias në Rodos

"Gur, gur bëhet kalaja", Bushati takohet me Kotzias në Rodos

Ministri Jashtëm, Ditmir Bushati, është takuar pasditen e kësaj të enjteje me homologun e tij grek, Nikos Kotzias ne Rodos ku pritet t’i dakordësohen për arritjen e një drafti final për marrëveshjen e detit.

Nisjen e takimit e ka njoftuar vetë Bushati përmes një fotoje në Instagram me përshkrimin: "Gur, gur bëhet kalaja".

Të premten në Athine dy grupet negociatore do të ulen për t’i dhënë fund dokumentit të shumë diskutuar.

Marrëveshja e re pritet te firmoset nga 2 kryeministrat Rama e Tsipras, por ende nuk ka një datë konkrete pasi zhvillimet 24 orëve që do të pasojnë do të vendosin dhe fatin e këtij dokumenti të shumë të debatuar.



EMISIONET