Manchester City mori një fitore të rëndësishme 3-1  përballë Tottenham Hotspur dhe për citizens titulli është më pranë se kurrë.

Pas sfidës me "gjelat", trajneri i të kaltërve Pep Guardiola u shpreh se fitimi i titullit është më i vështirë se në Bundesligë dhe La Liga, edhe pse shtoi se fillimisht duhet ta fitojmë atë.

Është më e vështirë për të fituar Premier League se Bundesliga ose La Liga, për shkak të kushteve të motit, stadiumeve, numrit të ndeshjeve pa pushim… Tani shpresojmë të fitojmë të dielën e ardhshme dhe, nëse do ta bëjmë, do të jetë diçka që do ta kujtojmë gjatë gjithë jetës sonë.

“Është një nga arritjet e mia më të mëdha (fitimi i Premier League). Kur isha me Barcelonën fitova trofeun e parë të Champions League në Ëembley kundër Manchester United dhe ishte e njëjta ndjesi. Ne donim ta fitonim titullin duke duke luajtur futbollin që na pëlqen dhe ne kështu kemi bërë”, vazhdoi Pep. “Ndeshja ndaj Spurs ishte një test i mirë, sidomos për shkak të asaj që ndodhi javën e kaluar, jemi përballur me një nga ekipet më të vështira në Evropë. Ndeshjen e radhës e kemi në shtëpi dhe shpresojmë të festojmë para tifozëve tanë”,-tha Guardiola në konferencën për shtyp.

Guardiola më pas deklaroi, se nuk do ta shikojë ndeshjen e Manchester United.

Unë nuk do ta shoh atë, do të luaj golf, mendoj se United do të fitojë. Gjëja më e rëndësishme është të kemi mundësinë të fitojmë kampionatin në shtëpi përpara publikut tonë dhe jam i kënaqur”,-shtoi Guardiola.

Një humbje e United sot do ta bënte Guardiolën të shpallej kampion i Anglisë me Manchester City-n.

/Ora News.tv/