Guardiola "i çmendur" për Griezmann, Atletiko i kërkon Agueron

Guardiola "i çmendur" për Griezmann, Atletiko i

Atletiko Madrid ofron plot 38 milionë euro për të sjellë në shtëpi Sergio Aguero dhe Simeone ëndërron të krijoj dyshen Costa-Aguero në majën e sulmit. Guardiola interesohet për shërbimet e Antoine Griezmann dhe është i gatshëm të paguaj klauzolën që largon francezin nga kampionati spanjoll.

Sipas të rejave më të fundit në merkato, duket se Atletiko preferon të rikthej Kun Agueron, me argjentinasin që pavarësisht moshës 29 vjeçare mbetet një "vrasës" para portës.

Kujtojmë se spanjolli ka qënë pjesë e Atletikos më parë, ku ka regjistrua 230 paraqitje dhe shënuar 100 gola për "Los Cholcheoneres". Ai mbetet akoma një benjamin për tifozerinë spanjolle e cila do ta priste me krahë hapur një rikthim të tillë.

Ai iu bashkua anglezëve të Manchester City-t në verën e vitit 2011 për shumën e 38 milionë paundëve. Në Angli argjentinasi  ka kaluar një periudhë mjaft të mirë në aspektin personal ku ka shënuar 178 gola, duke u bërë kështu dhe shënuesi më i mirë në historinë e City-t.

Me anglezët ka arritur të shpallet edhe njëherë kampion i Anglisë duke qënë vendimtar me golat e tij. Gjithsesi Pep Guardiola nuk kërkon të humbas Agueron por dëshira e tij për Griezmann mund ta bëj më të lehtë tratativën që ende është në fazën e saj fillestare.

EMISIONET