Policia shpall në kërkim 45 vjeçarin i cili dhunoi mjekun në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv në Tiranë.

Procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A.M 45 vjeç banues në Tiranë.

"Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej  i shtruar në  spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës."

45 vjeçari pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/