Grupi i gjakut zbulon nëse jeni ushqimi i preferuar i mushkonjave

Grupi i gjakut zbulon nëse jeni ushqimi i preferuar i mushkonjave

Nëse keni gjak të grupit A, do të ishte mirë që të shmangnit shëtitjet në pyje.

Studimet tregojnë se personat që kanë grupin e dytë më të zakonshëm të gjakut janë më të rrezikuar të kafshohen nga mushkonjat.

Shkencëtarët në Republikën Çeke kanë zbuluar provat që insektet mund të preferojnë gjakun e njerëzve të grupit A.

Mushkonjat që gjenden shpesh në pyje mund të mbajnë shumë baktere, përfshirë ato që shkaktojnë sëmundjen Lyme.

Supermodelja Bella Hadid ka folur disa herë për betejën e saj Lyme, pasi ajo e mori në vitin 2012 dhe kaloi adoleshencën me këtë sëmundje.

Hulumtuesit hodhën një mostër të vogël të gjakut nga llojet A, B, AB dhe O në një letër sterile në laborator dhe panë lëvizjet e mushkonjave për dy minuta. Pjesa më e madhe e tyre u drejtua tek gjaku i grupit A.

Eksperimenti nga ekspertët në Universitetin Masaryk në Brno, rreth 206 km në jug lindje të Pragës u përsërit qindra herë.

EMISIONET