Grupi F, analizë e ndeshjes Portugali - Islandë

Grupi F, analizë e ndeshjes Portugali - Islandë

Cristiano Ronaldo do të shënojë debutimin në këtë edicion të kampionatit Europian. Portugalia do të përballet në orën 21:00 me Islandën.

Luzitanët të udhëhequr nga 3 herë fituesi i Topit të Artë janë mes skuadrave pretendente megjithëse kundër një kombëtareje me shuëm vlera si Islanda nuk dotë jetë një lojë fëmijësh.

Trajneri Santos pritet të aplikojë skemën 4-4-2. Në portë do të jetë  Rui Patricion, mbrojtja do të formohet nga Pepe, Bruno Alves, Cedric dhe Guerreiro. Mesfusha do të jetë e formuar nga Moutinho,Carvalho,Danilo dhe Silva.

Pjesa ofensive e portugezëve do të kompletohet nga Luis Nani dhe nga njeriu kopertinë i kësaj skuadre Cristiano Ronaldo.

Në bazë të formës së yllit nga Madeira varet edhe e ardhmja e Portugalisë në këtë kompeticion. Ndërkohë që  të njëjtën skemë duket se ka zgjedhur dhe tekniku islandez i cili do të aktivizojë në portë Kristinsson.

4-shja difensive do të formohet nga Saevarsson,Arnason,R Sigurdsson dhe Skualson. Në mesfushë me shumë gjasa do të jenë Gudmundsson,Gunnarsson,Bjarnason dhe Gylfi  Sigurdsson.

Reparti ofensiv do të udhëhiqet nga Sigthorsson dhe Finnbogason.

Islanda në fazën kualfikuese ka treguar që mund të thyejë çdo kundërhstar , këtë fakt e di mirë Hollanda që u mposht 2 herë ndaj nordikëve.

 

EMISIONET