Grupi BTS thyen rekordin e Taylor Swift në YouTube

Grupi i K-pop nga Koreja e Jugut,  BTS ka thyer rekordin e këngëtares amerikane në YouTube për debutimin më të madh me videoklipin muzikor.

Duke marrë më shumë se 45 milionë klikime në 24 orë, video muzikore e grupit BTS 'Idol' mundi mbajtësen e këtij rekordi Talyor me këngën 'Look What You Made Me Do', e cila kaloi në vendin e dytë.

BTS ka sjellë një videoklip plot ngjyra. 

Pikërisht në këtë periudhë, vitin e kaluar Sëift arriti 43.2 milionë klikime në YouTube në një ditë të vetme.

Ndërsa 'Idol' në katër ditë ka grumbulluar mbi 92 milonë klikime dhe mbi 1 milionë komente.


EMISIONET