Gruaja që përloti Parlamentin, projekt për zhvillimin e Mirditës

Gruaja që përloti Parlamentin, projekt për zhvillimin e

6 muaj pas fjalimit mes lotësh në Parlament, Rigerta Loku është vënë në krye të një nisme konkrete për të ndihmuar fshatin.

Në fokus ka vënë zonën nga ku është vetë, por ajo synon që të bëjë pjesë të projektit “Animimi  Zhvillimit Rural në Komunitet lokale të Bashkisë Mirditë" edhe aktorët lokalë.

Rigerta Loku thotë se kjo nismë synon bashkimin e mirditoreve që të kontribojnë për vendin e tyre dhe jo ta braktisin atë.

Rigerta Loku: "Synojmë që mirditorët të bëhen bashkë duke krijuar grupe, aksione të përbashkëta në të mirën e përbashkët të secilit prej nesh. Kjo zonë ofron më tepër sesa ju mendoni, duhet thjesht të mblidhemi dhe të zbulojmë cilësitë e saj."

Kordinatorja Kombetarë e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, Evelina Hazizaj, thotë se territori i Bashkisë Mirditë është një zonë mjaft potenciale, ndaj duhet bashkeveprimi i të gjithë aktoreve për ti dhënë zhvillim.

Evelina Hazizaj: "Për të jetësuar gjithë këtë filozofi të zhvillimit të politikës së përbashkët bujqësore të Bashkimit Europian."

35 vjeçarja foli në Kuvend me rastin e një aktiviteti për mbështetjen e bujqësisë dhe fshatit, ndërkohë kërkesat e saj ishin shumë të thjeshta: rrugë, ujë, shkolla.

Në këtë drejtim në shumë fshatra ka ende punë për të bërë, ndërsa nisma synon ti japë mundësi zhvillimi zonave rurale të Mirditës ku potencialet nuk mungojnë

EMISIONET