Një 34 vjeçare nga El Salvadori u lirua nga burgu pas 15 vjetësh, e dënuar për abort.

Maira Verónica Figueroa Marroquín u lirua pasi dënimi i saj me 30 vite “për vrasje” , u ul.

Aborti ndalohet me ligj në një vend katolik si El Salvadori, pavarësisht rrethanave.

Znj. Figueroa gjithnjë ka kërkuar pafajsinë. Ajo thotë se pati një problem me fetusin kur punonte si shërbyese në 2003-shin.

Ajo u dërgua në spital, ku edhe u arrestua me akuzën “për abort”

Prindërit e saj, ashtu si gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile, ishin jashtë burgut të Ilopangos, afër kryeqytetit San Salvador për ta pritur.

"Jam e lumtur që jam me familjen”-tha ajo- Dua të studjoj për drejtësi që të kuptoj atë që më ndodhi dhe të ndihmoj gratë e tjera-shtoi Veronika.

"Dua të rinis nga e para që të fitoj kohën e humbur”

Znj. Figueroa është gruaja e dytë për këtë vit që iu ul dënimi për abort nga Gjykata e Lartë.

Teodora Vásquez, 35vjeç, kishte të njëjtën çështje një muaj më parë.

Ajo shpenzoi 10 vjet në burg pasi foshnja e saj u gjet e vdekur dhe ajo u akuzua për vrasje.

Ligji mbi abortin në El Salvador është shumë i rreptë. Në këtë vend, aborti është tërësisht i ndaluar dhe dënohet ashpër.

Dënimi është deri në 8 vjet, porn ë shumë raste kur fetusi apo i sapo linduri vdes, atëherë konsiderohet vrasje dhe minimumi i dënimit është 30 vjet.

Ndërkohë që  El Salvadori nuk është i vetmi vend në Amerikën Latine që ka dënime të rënda për abortin, por është një vend shumë strikt në zbatimin e këtij ligji.

Doktorët duhet të informojnë autoritetet nëse mendojnë se një grua përpiqet t’i japë fund shtatzanisë së saj. Nëse nuk raportojnë, atëherë rrezikojnë edhe doktorët dënimin me burg.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se kjo rezulton si kriminalizim i spitaleve dhe emergjencave mjekësore, me më shumë se 100 të dënuar për abort në El Salvador që në vitin 2000

/Ora News.tv/