Gruaja me aftësi të kufizuara vdes pas operacionit për të hequr dhëmbët

Gruaja me aftësi të kufizuara vdes pas operacionit për të

Një grua me aftësi të kufizuara ka humbur jetën pasi një dentist i hoqi të gjithë dhëmbët. Rachel Johnston iu nënshtrua një ndërhyrje pasi gjendja e dhëmbëve të saj ishte shumë e keqe.

Por ajo u mbeti pa ndjenja disa orë pasi doli nga operacioni dhe kaloi ditë e pajisur me makinerinë që i shpëton jetën, derisa mjekët njoftuan familjarët se nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Procedura u krye nga shërbimi dentar i komunitetit në Worcestershire. Pasi mësuan rastin e Rachel, dy familje të tjera treguan shqetësimet e tyre për këtë shërbim pasi djemtë e tyre kishin hyrë në të njëjtin trajtim "ekstrem" pa dijeninë e tyre, shkruan BBC.

Në të dy rastet, ata prisnin që djemtë e tyre, të cilët ishin me aftësi të kufizuara, të kishin një numër të vogël të dhëmbëve të larguar, por mbetën të tronditur kur i panë pa asnjë dhëmb në gojë.

Shëndeti dhe Kujdesi i i Dhëmbëve në Worcestershire, i cili drejton shërbimin dentar, këmbënguli që janë ndjekur procedurat e duhura për pacientët, ndërkohë që tre grupe klinike po hetojnë vdekjen e znj. Johnston.

EMISIONET