Gruaja luan me flaut, ndërkohë që operohej në tru

Gruaja luan me flaut, ndërkohë që operohej në tru

Mjekët në një spital të Hjustonit shpërndanë videon e një gruaje duke luajtur me flaut, ndërsa ishte në sallën e operacionit duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale në tru.

Qendra Mjekësore e Teksasit tha se Anna Henry, 63 vjeç, po kryente një procedurë të njohur si "stimulim i thellë i trurit", me shpresën për të trajtuar një gjendje të njohur si dridhje esenciale.

Kjo shkaktonte që duart e Anna-s të dridheshin. Difekti e pengonte të bënte aktivitete duke përfshirë ngrënjen dhe luajtjen në instrumentin e saj të dashur.

Mjekët thanë se operacioni përfshin futjen e disa elektrodave të vogla në tru që japin një rrymë të vazhdueshme elektrike.

Gruaja vazhdoi të luantë në flaut, një instrument që ajo ka praktikuar që kur ishte 11 vjeç, por duhej të hiqte dorë për shkak të dridhjes së duarve.

Ata shpërndanë një video të saj duke luajtur instrumentin gjatë procedurës për të provuar nëse rryma elektrike po ndihmonte.

EMISIONET