Ky është momenti i habitshëm kur një grua e zemëruar kap të shoqin e saj shofer autobusi duke biseduar me një grua tjetër dhe e sulmon atë para pasagjerëve të tronditur.

Kaq u desh që gruaja të niste sherrin duke kapur për flokësh "konkurrenten" teksa autobusi me pasagjerë vazhdonte udhëtimin në Quezon City, Filipine, të shtunën e kaluar.

Gruaja hipi si pasagjere në autobus, duke kapur mat bashkëshortin e saj, pas dyshimeve se ai mund ta tradhtonte.

Gruaja e zemëruar filloi më pas sulmin pesë minutësh mbi çiftin, ndërsa momenti u kap në video nga një pasagjer.


/Ora News.tv/