Një grua ka goditur me thikë kuzhine 14 fëmijë në portën e një kopshti në Chongqing të Kinës.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së premtes (26 tetor) ndërsa fëmijët po ktheheshin në klasë pas ushtrimeve të mëngjesit.

Sulmuesja 39-vjeç, e identifikuar si Lu, u kap nga edukatoret e kopshtit dhe rojet e sigurisë, si edhe u rrah nga prindërit.

Gruaja u arrestua në vendin e ngjarjes.

Ajo raportohet se u ka thënë policëve se është keqtrajtuar nga qeveria kineze dhe nuk dihet arsyeja pse goditi fëmijët.

Nga mediat lokale është raportuar se dy fëmijë kanë vdekur, por lajmi nuk ëstë konfirmuar nga policia.




/Ora News.tv/