Një grua 26-vjeçare nga Oregon ka fituar një vend në librat mjekësorë si personi i parë në botë që ka pasur një infektim sy me një lloj krimi që është gjetur më parë vetëm tek bagëtitë. Duket si diçka nga një film horror.

Rreth 14 krimba parazitarë të tejdukshëm të specieve Thelazia gulosa, të gjithë më pak se 1.27 cm, u nxorën nga syri i gruas gjatë një periudhe dy javore në gusht 2016.

Sipas shkencëtarëve nga qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, kjo specie e krimbit Thelazia ishte parë më parë në bagëti në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës Veriore dhe në jug të Kanadasë.

Kjo do të thotë që amerikanët e veriut mund të jenë më shumë të prekshëm sesa mendohet më parë nga infeksione të tilla.

"Rastet e infeksioneve parazitare të jashtëzakonshme të syve janë të rralla në SHBA dhe ky rast doli të ishte një specie e Thelazisë që kurrë nuk ishte raportuar te njerëzit", thotë studiuesi kryesor Richard Bradbury, i cili punon me Divizionin e CDC-së për Sëmundjet Parazitare dhe Malarian.

"Më parë, mendohej se kishte vetëm dy lloje të ndryshme të krimbave (Thelazia) të syve që infektonin njerëzit në mbarë botën. Tani duhet të shtojmë Thelazia gulosa, një e treta në listë, "shtoi ai.

Abbey Beckey ishte duke punuar në një anije peshkimi komerciale në Alaska, kur ajo tërhoqi disa krimba të vogla nga syri i saj i irrituar, raportoi Portland Tribune.

Gruaja e re fillimisht mendonte se ishte një krimb i salmonit që kishte gjetur strehë në sy, por pastaj një mjek në Alaskë pa tre krimba dhe thuhet se ishte "i çuditur."

/Ora News.tv/