Gruaja e moshuar pëson sulm në zemër pasi i vjedhin portofolin

Gruaja e moshuar pëson sulm në zemër pasi i vjedhin portofolin

Një çift po kërkohet nga policia pasi u filmua në kamera duke vjedhur portofolin e një gruaje 86 vjece në Leicestershire të Anglisë.

Ngjarja ka ndodhur me 1 shtator dhe pamjet tregojnë një grua që fut duart në cantën e të moshuarës. Ndërkohë, djali u mundua të mashtronte sikur po shiste kartolina.

Mediat e huaja kanë raportuar se e moshuara njoftoi punëtorët e stafit sapo kuptoi që i mungon portofoli. Thuhet se dy hajdutët ia mbathën pasi morën ndihmën e një personi të tretë që i priste me makinë.

Pak momente më vonë, gruaja pësoi sulm në zemër dhe kaloi një javë në spital duke marrë trajtime.

EMISIONET