Këngëtari Blerim Muharremi, i njohur si Blero do ti japë fund beqarisë vitin e ardhshëm. Ai do të kurorëzojë me martesë lidhjen që ka me bukuroshen Afrona Dika.

Nusja e ardhshme ka vendosur që festimet para dasmës ti realizojë që këtë verë. Me anë të postimeve në Instagram, Afrona ka zbuluar  se ditët e fundit si beqare do ti shijojë në një ishull të Greqisë.

Bëhet fjalë për Mykonos, i cili njihet si ishull i shtrenjtë ku bëjnë pushime shumë emra të njohur nga Shqipëria dhe bota.

Modelja ka nisur edhe provat e para për fustanin që do të veshë në shtator të vitit të ardhshëm.

/Ora News.tv/