Një grua zemër thyer u lëndua kur zbuloi se burri i saj tradhëtar po e sillte të dashurën e tij në shtëpinë e tyre bashkëshortore.

Tracy Arthur, 54 vjeç, u detyrua pastaj të jetonte nën të njëjtën çati me burrin dhe dashnoren e tij.

Ndërsa burri i saj, Andrew Arthur, gatuan dhe përkëdhelet me gruan tjetër, Tracy mbyllet në dhomën e saj të gjumit.

Ajo madje ka përzgjedhur të dëgjojë me zë të lartë këngët e Ed Sheeran për të mbytur tingujt e zhurmshëm të dashurisë së tyre.

Ajo tha: "Kam dëgjuar muzikë gjatë gjithë kohës, gjithmonë Ed Sheeran, sepse isha kaq e dëshpëruar teksa i dëgjoja së bashku në dhomën tjetër".

"Më duhej të qëndroja në dhomën time, sepse e morën shtëpinë. Sapo kthehem nga puna shkoj drejt në shtrat".

Tracy thotë se ajo ka jetuar me sanduiçe të gatshme të cilët i ka ngrënë në shtrat, në mënyrë që të shmangte çiftin.

Arthur-ët, kishin qenë të martuar për 15 vjet, derisa filluan krisje në marrëdhëniet e tyre kur Tracy dyshonte se burri i saj mund të kishte një lidhje.

Tetorin e kaluar, ajo vuri re se burri i saj, Andrew, u kthye në shtëpi me atë që dukej si një kafshim dashurie në qafë.

Ai pretendoi se ishte nga 'lufta' e lojërave me miqtë e tij, por Tracy shpejt gjeti mesazhe kompromentuese në iPad të burrit të saj që provoi se ai kishte tradhëtuar.

Andrew pastaj e akuzoi Tracy-in se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore dhe i kërkoi asaj të largohej nga shtëpia, e cila është në pronësi të prindërve të tij, në mënyrë që të mund të sillte aty zonjën e tij të re.

Tracy tha: "E kisha humbur tashmë martesën time dhe tani do të humbisja shtëpinë time. Nuk mund ta besoja këtë. "

Për të mbajtur një çati mbi kokën e saj, Tracy mori një urdhër nga zyra e emergjencës në Gjykatën Familjare të Worcester, në janar.

Kjo lejoi që ajo të qëndronte në shtëpi deri në prill.

Pas muajsh të marrëveshjes së jetesës jokonvencionale, Tracy më në fund ishte në gjendje të hyjë në një banesë me dy dhoma gjumi më 7 prill.

Ajo aktualisht është duke u këshilluar, duke marrë medikamente anti-depresive dhe duke pritur që divorci i saj të finalizohet.

/Ora News.tv/