Një grua ka zbuluar se si akuzohet si 'hajdute meshkujsh' vetëm sepse i jep gji në publik foshnjës 2 vjece.

Reka Nyari nga Nju Jorku e ka ushqyer vajzën e saj 34 muajsh Ilo që prej ditës së parë. Por në një udhëtim me aeroplan, një grua iu kthye duke e kritikuar sepse po mundohej të tërhiqte partnerin e saj me ekspozimin e gjoksit.

39-vjeçarja që i jep gji vajzës sepse është mirë për shëndetin e saj nuk mund ta besonte këtë gjë. Prandaj realizoi një set fotografik për të vërtetuar se një veprim i tillë është po aq normal sa ushqyerja me gji.

"Është shqetësuese se sa gjykues janë njerëzit për femrat dhe sa seksuale shihet ekspozimi i gjoksit. I vetmi njeri që e vuri re ishte ajo grua që ishte ulur përballë nesh me të dashurin në fluturimin nga Nju Jorku për në Budapest", tha Reka duke shtuar se femra përballë mendonte se do i 'vidhte' të dashurin.

/Ora News.tv/