Vetëm pak ditë pasi qeveria zhvilloi garën për të dhënë me koncesion Kepin e Rodonit si dhe rrëzoi dekretet e presidentit për tre koncesione në rrugë, Konfindustria ka dhënë alarmin për ndikimin negativ në ekonomi. Sipas Gjergj Buxhukut përllogaritet që në total shuma e koncesioneve të dhëna të shkoj në 3 mld euro. Sipas tij shqetësim mbetet fakti se qeveria nuk është transparente me pagesat që bën ndërsa bën apel që të ndalohen ofertat e pakërkuara.

3 miliard euro është shuma e koncesioneve të dhëna në Shqipëri. Konfindustria ngre shqetësimin impaktin që ato sjellin në buxhet, pasi për shlyerjen e kësaj shume do të duhet të punojnë disa breza.

Aktualisht llogariten mbi 100 milionë euro në vit detyrimet që buxheti i shtetit duhet të likujdojë për zbatimin e këtyre kontratave. Për RTV Ora Gjergj Buxhuku shprehet se qeveria nuk ka qenë transparente në lidhje me projektet e dhëna me PPP dhe efektet financiare në buxhet.

Gjergj Buxhuku: Janë dhënë mbi 3 mld euro në volumet e përgjithshme të koncesionit. Imapkti ka filluar në rritje, por unë kam idenë që edhe vetë qeveria nuk është transparente në dhënien e shifrave të sakta sesa është kosto totale në buxhet për vitin aktual dhe sesa do të jetë trandi i rritjes së saj në vite. Po shikojmë që volumet financiare të tyre janë në rritje të vazhdueshme.

Konfindustria propozon që të ndryshoj ligji për koncesionet të ndryshoj dhe të ndalohen ofertat e pakërkuara në të gjitha fushat.

Gjergj Buxhuku: Duhet të zgjerohet numri i sektorëve, por nga ana tjetër qeveria duhet të ngrejë agjenci të specializuara, që duhet që që në fillime dhe me koncesionet e kërkuara duhet të jenë të mirëpërgatitura. 

Shumës prej 3 miliardë eurosh do ti shtohet edhe një tjetër koncesion. tashmë ministria e infrastrukturës ka hapur garën për ndërtimin e portit të jahteve në kepin e Rodonit. Projekti parashikohet të jepet me koncesion për 35 vite, ndërsa kundërshtohet nga ekspertët si një rrezik për natyrën e zonës.

/Ora News.tv/