Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 66-vjeçar, nën akuznne “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor.

Policia bën me dije arrestimi i “Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamz, u bë pasi  ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV Nr.  1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka  grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.

Gazetari i RTV Ora, Everest Dedaj raporton se Çuçka ka probleme mendore.

Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.



/Ora News.tv/