Gripi te fëmijët, në pediatrinë e QSUT regjistrohen 200 raste në ditë

Gripi te fëmijët, në pediatrinë e QSUT regjistrohen 200

Fëmijët janë kategoria më e prekur nga virozat dhe gripi. Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur ngarkesën e spitaleve, Ministria e Shëndetësisë urdhëroi që 4 qëndra shëndetësore të qëndrojnë të hapura 24 orë në 7 ditë. Në një nga qendrat shëndetësore paraqiten mesatarisht 20-30 raste, ndërsa në QSUT numri i pacientëve të vegjël ka shkuar në 200.

ISHP raportoi mbi 11 mijë persona të prekur nga infeksionet respiratore vetëm në një javë, ndërsa në pediatrinë e QSUT paraqiten mesatarisht në ditë 200 fëmijë për kontroll.

Për të përballuar fluksin e pacientëve, kryesisht në pediatri, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manasteriliu urdhëroi 4 Qendra Shëndetësore të qëndrojnë të hapura 24 orë në gadishmëri.

Mjekja pediatre, Tatjana Nelaj, tha se në ditë në një qënder shëndetëore vijnë 20-30 fëmijë që kërkojnë ndihmën e mjekut.

Tatjana Nelaj: Mosha pediatriken është më e ndjeshme se moshat e rritura dhe ne këto ditë kemi shtim të rasteve me grip. U bëj thirrje të gjithë prindërve që në rradhë të parë kontaktin e parë duhet ta bëjnë me mjekun e familjes dhe nëqoftëse është e nevojshme, paraqitet ndonjë rast i rëndë mund ta dërgojë mjeku vetë në spital.

Përveç konsultave dhe vizitave, qëndrat shëndetësore kanë medikamentet dhe pajisjet mjekësore për të bërë serume dhe dhënien e ndihmës së parë për rastet më të komplikuara.

Vera Çili: Shërbim shëndetësor ka për çdo lloj grupmoshe por më shumë 0-14, 0-18 vjeç. Kemi të gjithë urgjencën e nevojshme si diarre kur vinë në gjendje të dehidruar ashtu edhe kur vinë në gjendje febrile apo ndonjë virozë me temperaturë të lartë.

Simptomat më të shpeshta të rasteve që  paraqiten te mjekët pediatër, janë fëmijë të prekur nga gripi me temperatura e lartë të menjëhershme, dhimbje fyti, kollë.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje prindërve që kontakti i parë me këto simptoma të jetë tek mjeku i familjes. 

EMISIONET