Grima: Kemi luajtur dhe ndeshje të tjera të mira, fitorja sjellë moral tek skuadra

Grima: Kemi luajtur dhe ndeshje të tjera të mira, fitorja sjellë

Trajneri i përfaqësueses shqiptare në futboll për femra, Armir Grima është shfaqur mjaft i kënaqur pas fitores me Bjellorusinë. Në konferencën për shtyp menjëherë pas ndeshjes, Grima ka theksuar se ky takim është një motiv më shumë për futbollin e femrave në Shqipëri.

Nga barazimi me Poloninë tek fitorja me Bjellorusinë. Sa do të ndikojë kjo tek skuadra në ndeshjen e fundit përballë Skocisë?

Nuk do të kishte vlerë pika në Poloni pa këtë fitore të sotme. Besoj se morali dhe shpirti i garës që treguan vajzat na dërguan tek fitorja. Nuk ishte kjo ndeshja e vetme që ne kemi zhvilluar gjithsesi 3-pikët janë shumë të bukura, janë një motiv më shumë, janë një zhvillim i madh për futbollin e femrave në Shqipëri. Është një motiv më shumë për të sjellë sa më shumë femra lojtare tek kjo kombëtare.

Është krijuar një mit që Shqipëria pëson gjithmonë në fund. Tek kombëtarja e femrave jemi mësuar që shënojnë në fund.

Ndoshta fati ishte me ne. Kemi pësuar në fund, shënuam në fund. E rëndësishme është që morëm 3 pikët që do shërbejnë më shumë për anën psikologjike të skuadrës, për sakrificën e tyre dhe për atë që ata dhanë në fushën e lojës.

Sa premton kjo skuadër për të ardhmen?

Kjo kombëtare premton. Ne nuk pretendojmë që të bëjmë mrekullira tek futbolli i femrave, por gradualisht do të rritemi dhe do të vazhdojmë të bëjmë përfaqësime dinjitoze siç ka ndodhur në këto vitet e fundit.


Në pjesën e parë pamë një lojë të vakët, ndërsa në pjesën e dytë pamë një Shqipëri më sulmuese dhe që e vendosi Bjellorusinë në vështirësi. Mund të themi që nga ana atletike ishte më lart se kundërshtari?

E thashë që sot nuk ishte ndeshja më e mirë. Ndikoi dhe lodhja tek vajzat. Ajo që duhej të vlerësohej tek vajzat sot ishte besimi për të fituar ndeshjen





 

EMISIONET