Griezmann zbulon skuadrën që nuk do të transferohet në këtë merkato

Griezmann zbulon skuadrën që nuk do të transferohet në

Pas pesë viteve te Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Kampioni i Botës ka konfirmuar largimin nga klubi "Los Colcheoneros, me 28 vjeçarin që duket se ka zgjedhur edhe klubin e tij të ardhshëm. Konfirmimi ka ardhur nga finalisti i Topit të Artë, që nuk e ka zbuluar ende emrin e skuadrës, por ka përjashtuar një akord me ekipin e Miami.

"Unë e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Unë mund të them vetëm se nuk do të jetë Miami".-tha Griezmann për "Telematin", i cili është i lidhur me një kalim te Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Griezmann u transferua te Atletico Madrid nga Real Sociedad në vitin 2014. Që prej mbërritjes së tij, Atletico ka fituar Europa League, Superkupën e Europës dhe Superkupës së Spanjës.

Sulmuesi shënoi 21 gola në këtë sezon me Atleticon e Madridit, por këto realizime nuk i mjaftuan kryeqytetasve për të zbritur nga froni Barcelonës.

EMISIONET