Griezmann tek Barça? Ja me kë e zëvendëson Atletico Madrid

Griezmann tek Barça? Ja me kë e zëvendëson Atletico Madrid

Kohët e fundit po përflitet shumë për një transferim të mundshëm të Antoine Griezmann tek gjigantët e Barcelonës. Mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi francez është duke negociuar me katalanasit për kushtet e kontratës.

Por Atletico Madrid nuk do të qëndrojë duarkryq. Madrilenët e kanë gati zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për një rikthim në Spanjë të sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, sulmuesi argjentinas është i lidhur ngushtë për një rikthim të mundshëm drejt La Ligas.

Kjo gjë do të varet nga Griezman, i cili nëse largohet sic përflitet, vendin e tij do e zëjë Aguero. Të presim e të shohim se cfarë do të ndodhë në merkaton e verës...

EMISIONET