Grida Duma i shpëton 'sëmundjes' së markave të shtrenjta

Jemi mësuar të shohim që emrat e njohur të ekranit të kenë veshje nga markat më të famshme e të shtrenjta në treg. Kjo gjë nuk vlen për deputeten e PD-së, Grida Duma. Ajo njihet për karakterin, bukurinë dhe pozitivitetin që transmeton tek publiku, por jo për veshjet luksoze.

E ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, Grida rrëfen përse nuk i bëjnë përshtypje aspak këto detaje.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Si ka mundësi Grida Duma nuk është sëmurë nga ky? Si ka mundësi që nuk të tërheqin fare. I shoh cantat e tua dhe më vjen turp, më vjen ta fsheh sepse bie më shumë në sy. Është cështje prioritetesh?

Grida Duma: Juve ju duhet sepse jeni në botën e shoë-t dhe cdo detaj i juaji është një trend. Në politikë detyrohesh të jesh shumë herë më në ekuilibër. Por kjo nuk ka lidhje me mua dhe politikën.

EMISIONET