Talenti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, pas humbjes turpëruese me Skocinë deklaroi:

"E nisëm keq takimin. Goli i shpejtë na vendosi në vështirësi, ndërkohë që kartoni i kuq i Mavraj na demoralizoi."

Çfarë iu tha Panucci në dhomat e zhveshjeve pas pjesës së parë?

"Nuk duhet të humbni kokën. Duhet të dilni në fushë dhe të mos demoralizoheni. Kjo humbje nuk i duhet faturuar trajnerit. E kemi humbur të gjithë, dhe kur fitojmë e kemi fituar të gjithë. Isha shumë i tensionuar dhe të humbësh në shtëpi me shifrat 0-4 nuk është e lehtë."-tha Grezda për "RTSH".

/Ora News.tv/