Pas një nisje të fuqishme, bisedimet mes Greqisë dhe Maqedonisë në lidhje me emrin janë ngadalësuar, kjo për faktin se Athina pret lëshime nga ana e Shkupit mbi kërkesën kryesore të autoriteteve greke për ndryshimet në kushtetutën e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, shkruan sot gazeta greke Ekathimerini.

Ka pasur një shpresë që ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias të vizitonte Shkupin javën e shkuar, por ky udhëtim është anuluar.

Këtë javë Kotzias do të jetë në Boston, por pikat që vazhdojnë ti mbajnë të ndara palët, duket se vizita në Shkup nuk do të ndodhë deri në fund të marsit.

Ndërkohë, diplomatët do të mbikqyrin nga afër një vizitë të planifikuar në Shkup sot nga Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Ëess Mitchell, i cili do të mbërrijë të enjten në Athinë.

Në një deklaratë të lëshuar para udhëtimit të tij, Departamenti i Shtetit tha se Mitchell do të ripohojë mbështetjen e SHBA për "aspiratat euro-atlantike" të FYROM dhe për "negociatat e tij në vazhdim me Greqinë".

/Ora News.tv/