Greqi, arratisen tre shqiptarët që kryen 72 grabitje

Greqi, tre shtetas shqiptare arratisen nga qelitë e paraburgimit.

Ata mundën të shkulnin shufrat e hekurta të dritares dhe të largoheshin.

 Te tre shqiptarët ishin arrestuar si të dyshuar për vjedhje dhe po mbaheshin në rajonin e policisë të Argirupolis, Athinë. 

Policia ka ndërmarrë një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Shqiptarët e arrestuar akuzohen për më shumë se 70 vjedhje dhe grabitje. Mësohet se ata kanë prerë hekurat dhe më pas kanë zbritur nga një lartësi 10 metra duke u kacavjerrë nëpër tubat shkarkues nga pjesa prapa e godinës së stacionit policor.


EMISIONET