Të shtëna me armë janë regjistruar të hënën pasdite në orën 19.30 në rrugën Harilaou Trikoupi jashtë zyrave të PASOK.

I armatosuri dyshohet se kishte si objektiv të qëllonte skuadrën e MV-ve jashtë zyrave. 

Mediat greke raportojnë se tre nga plumbat  goditën një pemë, një mur dhe një dritë të ndriçuar trafiku. 

Nga të shtënat nuk ka të lënduar. Në momentin e ngjarjes në zyrat e PASOK ishin 30 persona, të cilët më pas u larguan nga ndërtesa.

Autori, sipas dëshmisë së policit, e kishte fytyrën e mbuluar dhe veshur me rroba të zeza.

Deri më tani, siç raportohet nga burimet e policisë, janë gjetur tre gëzhoja që nuk janë identifikuar nëse kanë ardhur nga një Kalashnikov luftarak apo pistoletë.

/Ora News.tv/