Biznesi i bashkëshortes së liderit të opozitës grekë është sulmuar mëngjesin e sotëm. Mediat raportojnë se persona ende të paidentifikuar kanë vendosur bombë artizanale në hyrje të kompanisë Zeus & Dione.

Ky biznes i përket bashkëshortes së Kyriakos Mitsotakis, kryetar i Demokracisë së Re.

Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të lehta materiale.

Policia tha se po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.

/Ora News.tv/