Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi u kap me një sasi prej 50 kg hashash.

Mediat në shtetin fqinj thonë se shqiptari, i paidentifikuar u kap në zonën Kilkis pranë Selanikut. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit që shqiptarit iu bë në makinë.

Policia sekuestroi drogën dhe makinën me të cilën po transportohej. Ndërsa i riu shqiptar iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë greke.

/Ora News.tv/