Akil Gjakova vazhdon formën fantastike. Xhudisti kosovar ka arritur të kualifikohet në finale të Grand Slamit në Paris.

Për të arritur në finale 22 vjeçari mposhti kundërshtarin nga Tunisia, Meksika, Kanadaja dhe Mongolia.

Trajneri i tij Driton Kuka thotë se pamarre parasysh rezultatin e finales, Akil Gjakova ka shënuar suksesin më të madh të xhudos për meshkuj.

Akili sot në Sallën Bercy para mbi 12.000 shikuesve një nga një mposhti garuesit nga Tunisi, Meksiko, Kanada e në gjysmëfinale garuesin mongol. Në finale do luftojë kundër kampionit olimpik Shavduatashvili pa marr parasysh epilogun Akili sot në zemër të Parisit vulosi për mua dhe ekipin tonë suksesin më të madh të xhudos për meshkuj. Distria lufton për medalje të bronztë kundër Japonezes Tsunoda kurse sot jashtë formës ishte Nora Gjakova e cila si duket pati rënie në formë që edhe ndodh natyrshëm”,- ka shkruar Kuka.

/Ora News.tv/