Gramsh, mbillet pema e 1 milion-të

Gramsh, mbillet pema e 1 milion-të

Kjo llogaritet të jetë pema e 1 milion-të në Liqenin e Gramshit, ndaj mbjellja u shoqërua me duartrokitje.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e cilësoi këtë shifër, një gur të rëndësishëm në synimin për të mbjellë  20 milion e 200 mijë pemë, brenda vitit 2020.

Klosi: Ky është një nga gurët e shënuar të projektit tonë për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve në Shqipëri deri në vitin 2020.

Pema 1 milion u mboll pranë liqenit të Hidrocentralit të Banjës si financim i operatorit që shfrytëzon HEC-in

Kryetarja e Bashkisë Gramsh: Mendoj se gramshiotët këtë gjë e meritojnë, edhe për fatin se ne jemi një zonë që kemi mbjellë pemë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve nisma për të mbjellë pemë pati në shumë zona, të mbështetura nga banorët e zonave, nxënësit e shkollave dhe shoqatat mjedisore.

EMISIONET