Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 8 të plagosur, 7 janë nxënës

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 8 të plagosur, 7 janë

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në fshatin Posnovishtë të qendres administrative të Kodovjatiti në Gramsh  ku një automjet me nxënës ka rrëshqitur dhe për pasojë janë plagosur  8 persona nga këto 7 prej tyre ishin nxënës .

Nxënsit ishin duke u kthyer nga shkolla në Bersinik e Sipërme për të vajtur në shtëpi në fshatin Posnovishtë, ku drejtues automjeti ishte prindi i një nxënësi i cili ishte pajtuar nga prindërit për ti marrë fëmijët nga shkolla.

Mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë  e lagështirës dhe humbjes së drejtimit të mjetiti autoveturë tip  Fuoristradë  me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi  K.D., 30 vjeç banues në fshatin  Posnovisht  ka dalë nga  rruga.

Si pasojë  është  dëmtuar  vetë  drejtuesi  i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë, dhe është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë.Gjithashtu  janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin  e  Gramshit pasagjerët shtetasit;

N.H., 55 vjeç,  M.A., 25 vjeç,  K.F., 9 vjeçe,  E.V., 8 vjeçe,  A.Sh., 8 vjeçe,  L.V., 10 vjeç  dhe H.V., 9 vjeçe. mësohet se vetem njëra nga vajzat 8 vjecare ndodhet pak më rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET