Gramsh, 11-vjeçarja mbytet në Hidrocentralin e Banjës

Gramsh, 11-vjeçarja mbytet në Hidrocentralin e Banjës

Një vajzë e mitur, vetëm 11 vjeçe është mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Siç njofton policia, "ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku fëmija me inicialet A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin  Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës".

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur  gjetjen dhe nxjerrjen e  trupit të pajetë.

 Grupi hetimor po punon për  sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET