Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaron se nuk ka pasur asnjë nxitim nga ana e Parlamentit në zgjedhjet e kryeprokurores së përkohshme.

Pranon se garda gaboi me Berishën kur i ndaloi fjalën në foltore.

"Garda ka detyrat e saj. Gabimi i saj ishte që nuk ishte ai moment dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri që zoti Berisha mori fjalën, dhe mbi të gjitha Berishës ia dhashë fjalën vetë. Kështu që kur kërkova ndjesë ishte dhe ky moment i vetmi gabim.

Duke folur mbrëmë në Top Story të Top Channel ai tha se është ndjekur rregullorja e Kuvendit dhe të gjitha hapat ligjore.

Gramoz Ruçi:"Në rregulloren e Parlamentit për prokurorinë ka afate, që nëse i mbaron mandati një përfaqësuesi të një organi kushtetues, parlamenti është i detyruar 30-40 ditë që të hapë procedurën për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri. Nga momenti që komisioni nxjerr raportin, parlamenti ka vetëm një javë kohë. Nuk ka pasur asnjë nxitim.  Ka qenë kryerja e hapave konkretë të institucioneve të shtetit, pasi organet kushtetuese dhe ato të ngarkuara me ligj dhe nëse ka çeduar Parlamenti për të shpejtuar është punë orësh, ose ditësh”.

A është e mbyllur dera me LSI?

Gramoz Ruçi: Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë, unë nuk mund të them që as në 2019, as në 2025 dhe kështu që i mbetet kohës, duke qenë se është hera e parë në opozitë.

/Ora News.tv/