Grace mbush 6 vjeç, Aurela urim emocionues vajzës së saj

Vajza e këngëtares së njohur shqiptare, Aurela Gaçe  festoi 6 vjetorin e lindjes së saj.  Festës së ditëlindjes, krahas shokëve dhe shoqeve të saj nuk i munguan dhe miqtë e këngëtares.  Siç e shikojmë duket se ishte një ditëlindje e paharrueshme për Grace. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Aurela ka uruar vogëlushen e saj duke falenderuar gjithashtu edhe të gjithë pjesëmarrësit. 

"6 vjet me pare , te mbajta ne krahe per here te pare...bekimi me i madh i jetes time. GRACE #HIRI I PERENDISE .
Dje, ishin mbledhur shoket e tu te grupit me te cilet kalove 3 vjet ne kopesht e para-shkollor bashke me mesuesen tuaj . Shume nga ata shkuan ne klasen e pare e ty tani t'u shtuan edhe shoke te rinj e do te rriteni bashke. Dje, shoket te sollen shume dhurata...por kur te rritesh , do te shohesh keto foto, kete dashuri te sinqerte , kete gezim qe ke ti e shoket e shoqet e tua, dhe atehere do t'a kuptosh se pse mami te uron, te rrethohesh gjithe jeten tende me dashuri te sinqerte , pikerisht si ne keto foto. Ju falenderoj shume prinder te shokeve te Grace qe moret kohen tuaj e bete te mundur qe ajo te festonte e rrethuar nga dashuria e sinqerte e femijeve.
Keto sy te qeshur pafshim gjithe jeten tek femijet tane", ka shkruar Aurela.


EMISIONET